640-0-1692645733xaksident-naten-905

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”. Për pasojë, humbi jetën 28-vjeçari Gëzim Muçaj dhe u plagosën tre pasagjerë: Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit, Gëzim Muçaj, humbi kontrollin mbi makinën dhe u përplas me trafikndarësen. Pas përplasjes, Muçaj dhe tre pasagjerët dolën nga automjeti për të parë dëmet, por në atë moment u goditën nga një automjet tjetër, i drejtuar nga shtetasi Ismail Lace.

Si pasojë e goditjes, Gëzim Muçaj ndërroi jetë në vend, ndërsa tre pasagjerët u transportuan menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të dytë, Ismail Lace, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.