Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, ka vendosur të marrë pjesë në një spektakël kërcimi në Shqipëri.

Ajo është transferuar në Tiranë, pasi duhet të bëjë prova gjatë javës dhe të jetë gati ditën e shfaqjes, e cila është një herë në javë.

Kurioze, Alketa Vejsiu e ka pyetur Anita Haradinajn, se si reagoi i shoqi kur mori vesh se do të merrte pjesë në këtë shfaqje.

“Si te la Rambo të vish në DËM, Anita Haradinaj”, e pyeti Alketa gruan e Haradinajt?

“Ka 23 vjet që më mbështet dhe vazhdon ta bëjë. Përpara se të vija këtu i thashë, po sikur të ishe dashuruar me një balerinë, çfarë do të kishe bërë, s’do ta ishe martuar?!”, u përgjigj Anita Haradinaj.

Ndërkohë me nota humori, Ermal Mamaqi i është drejtuar balerinit të saj duke i qarë hallin.

“Do të lutemi të gjithë për ty”, iu drejtuar Kevinit, balerinit që është partner i Anita Haradinajt.