Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja Armela Hasantari ka vendosur të lërë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 28-vjeçarin Jurgen Çela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26 vjeçare.
Nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, Jurgen Cela rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi 26 vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.
Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.