
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, është duke raportuar në Kuvend për skandalin e mikrokredive, ku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë, ndërsa akuzoi se ka një keqinformim në lidhje me institucionin që ai drejton.
“Nuk i shmangem përgjegjësisë, por nuk e kuptoj se pse nuk jam pyetur asnjëherë nga organet e drejtësisë. Si mund të akuzohem unë për shpërdorim detyre, kur nuk më është paraqitur asnjë shkelje nga ana e Prokurorisë. Nuk mund të paraqitem unë dhe të hidhet tymnajë sikur jam kriminel”, u shpreh Sejko.
“Guvernatori është politikbërës, dhe merr vendimet që i përcakton ligji. Unë nuk jam inspektor”, tha më tej Sejko.
Sejko tha se Banka e Shqipërisë është duke hetuar nëse MCA dhe Final kanë lidhje mes tyre.