Delina e Ibrahimaj, ministrja në detyrë e Financave që përfaqëson interesin e oligarkëve të karburanteve dhe të koncensioneve ka pranuar se janë duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë “Noa Control” për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave të karburateve.
E pyetur nga gazetarët në konferëncë shtypi, Ibrahimaj tha se e kanë marrë një kërkesë të tillë dhe se po e shqyrtojnë me një grup pune.
“Qeveria shqiptare ka një kontratë koncensionare që më elementët e saj i jep të drejtën konceneisonarit që të kërkojë rishikimin e tarifave nëse ka baza që të rishikohen. Në këtë rast kompania ka bërë një kërkesë bazuar në kontratën koncensionare. Kemi ngritur një grup pune që po vlerëson nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave dhe grupi teknik nuk ka dalë ende me një rezultat.
Nuk ka asnjë nismë të ministrisë për ndryshimin dhe aq më pak dyfishimin e tarifave. Do të kemi kujdesin që këto tarifa të mos ndikojnë në çmimet e karburanteve”, tha ajo.
Gazeta Jonë publikoi pak ditë më parë lajmin se Ministria e Financave ishte bëre pjesë e një afere korruptive me qëllim mbushjen e xhepave të oligarkëve pranë qeverisë si “Noa Control” në dëm të qytetarëve.