SKANDALI/ Si djali i Tom Doshit , James Doshi ,  u la i lirë nga policia pasi shkaktoi aksident ndaj çiftit të biznesmenëve në Lezhë

Djemtë e Tom Doshit rikthehen në vëmendjen e mediave dhe shqiptarëve, kësaj radhe përmes një aksidenti dhe një sjelljeje skandaloze të Policisë së Shtetit duke i toleruar ata.

SKANDALI/ Si djali i Tom Doshit , James Doshi ,  u la i lirë nga policia pas aksidentit ndaj çiftit të biznesmenëve në Lezhë
SKANDALI/ Si djali i Tom Doshit , James Doshi ,  u la i lirë nga policia pasi shkaktoi aksident ndaj çiftit të biznesmenëve në Lezhë

Gazeta Jonë mëson se djali i Tom Doshit, i quajtur James, ka përplasur një çift bashkëshortësh teksa qarkullonte me mjetin e tij në Lezhë. Aksidenti ndodhi disa ditë më parë në fshatin Gajush, por ai u fsheh si nga policia ashtu edhe nga mediat.

Informacioni qarkulloi që dje, por Gazeta ka bërë verifikimet gjatë ditës së sotme dhe ka zbuluar se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur, pronari i hotel “Gjuetia”, Viktor Jushi dhe bashkëshortja e tij, e cila ka marrë dëmtimet më të rënda. Për fat të mirë, të dy ata janë jashtë rrezikut për jetën, por këtu fillon edhe drama, e cila është e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e tyre kur përballen me të “fortët” e pushtetit.

Nga hetimet e kryera më pas ka rezultuar se djali i Doshit, edhe pse ka qenë fajtor për aksidentin, është favorizuar nga “blutë” e Lezhës dhe është lënë i lirë që të marrë mjetin dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Por duke qenë se hetimet për aksidentin kanë vijuar, Prokuroria e Lezhës dalë në përfundimin se i riu është favorizuar nga Policia, e cila nuk ka kryer veprimet për ndalimin e tij konform ligjit, ndaj edhe ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorim detyre”.

I pari që e ka “pësuar” për vendimin e marrë është shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula. Ky i fundit është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, por nuk do të jetë i vetmi që do të futet në “filtër”.

Dalin pamjet, martohet vajza e Tom Doshit me djalin e bizmesmenit, kush është Bruno Cela

Me vendim të Prokurorisë së Lezhës, nën hetim është e gjitha struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe gjërat mund të shkojnë shumë thellë, me një “rrjetë” që mund të peshkojë edhe drejtorë policie rajonale apo shefa komisariatesh.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit të çështjes, Sabri Kastrati. Ndaj, në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardhë edhe tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të Policisë së Lezhës, për të kuptuar rolin e secilit dhe veprimet që kanë ndërmarrë për të sfumuar aksidentin.

Nëse bisedat telefonike do të zbardhin diçka më shumë, do të jetë Gjykata e Lezhës ajo që do të vendosë nëse çështja do të gjykohet atje, apo do t’i kalojë për moskompetencë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Nëse ndodh kjo, do të thotë se ka gjetje që ka qenë vetë Doshi që ka ndërhyrë për lirimin e të birit, por ende nuk dihet forma dhe mënyra.

EDITORIAL –  GAZETA JONË

Në shtetin e Tom Doshit

Çunat e Tom Doshit rrahin në mes të Tiranës me karrige, bëjnë presion, përplasin me makinë, etj., por gjithnjë do të gjendet një polic apo shef policie që do të tolerojë deri në bëmën e radhës, ndërkohë që shqiptari i shkret duhet të struket dhe të lutet që të mos u bjerë për pjesë.

Kështu ndodhi në sherrin e famshëm me karrige n ëish-Bllok, kështu ndodhi me sa duket edhe pak ditë më parë kur djali i Tomës, i quajtur James, përplasi çiftin e biznesmenëve dhe pavarësisht se sipas prokurorisë ishte në faj, u la i lirë të largohej nga policia lokale.

Gjithçka plasi pasi ndërhyri një prokuror i guximshëm, që nuk është shantazhuar apo blerë ende, i cili ka nisur procedurat e verifikimit dhe hetimit për rastin në fjalë.

Në shtetin e Tom Doshit, njeriut që solli në pushtet Ramën dhe tani po vjel nektarin e pushtetit të dhuruar Rilindjes duke u vetë shpallur “sulltani” i Tiranës dhe veriut, një qytetar i thjesht, që sheh punën e tij, konsiderohet një hiç, një buburrec , që edhe mund të shtypet me këmbë nga pushteti politik dhe i parasë që rrjedh për babait tek të bijtë.

Në shtetin e Tom Doshit të duhet edhe të dorëzosh hyrjen tënde që e ke në pallatet e “kohës së Enverit” pasi ai i ka vënë syrin zonës për të ngritur një super kompleks pallatesh me dy gishta.

Në shtetin e Tom Doshit ti s’mund të punëhesh në institucione të caktuara pa marrë më parë “lëjën”.

Në shtetin e Tom Doshit ti nuk mund të futesh në sektorë të caktuar të tregut nëse nuk do “Ai”.

Në shtetin e Tom Doshit ti mund të kënaqesh në hallin tënd kur shkon në një club nëse aty janë edhe cunat e Tom Doshit.

Në shtetin e Tom Doshit ti s’mund të lëvizesh në hallin tënd në rrugë pasi mund të të vijë një Audi A8 e drejtuar nga njëri prej çunave të Tom Doshit dhe të të bëj gropën.

Ky është shteti që ndërtuam bashkë duke toleruar sjellje të tilla dhe tani thellë thellë nuk kemi pse shqetësohemi kur na e hipin mbi shpinë apo na përplasin në rrugë dhe Policia e Rilindur sillet sikur të mos ketë ndodhur gjë.

Një farë ngushëllimi është edhe fakti që nuk shkuan deri aty të paktën që të shpallnin fajtor bizesmenin e përplasur..se në shtetin e Tom Doshit nuk të çudit më asgjë. /Gazeta Jonë