Ditën e nesërme pritet që gjatë pasdites të kemi një shtrim të vranësirave, por reshjet do të prekin vetëm veriun dhe veri-perëndimin. Pas mesantës reshjet forcohen gradualisht.
Gjithashtu edhe ditën e shtunë do të kemi reshje të cilat do të vijojnë edhe ditën e dielë. Do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë fundjavës ku termometri do të shënojë 5-21 gradë celcius.
Meteorologia Tanja Porja tregon se ky nëntor do të jetë plot me surpriza përsa i përket kushteve atmosferike. Ajo lajmëron se reshjet e dëborës priten që në nëntor në territorin shqiptar.