SPAK e ka gati, a do të hetohen pa arrestimit të Evis Berberit edhe tenderët ndaj oligarkëve Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari te Rruga e Kombit?
SPAK arrestoi sot kreun e ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami pasi u zbulua se kishin ngritur një skemë për vjedhje të fondeve publike përmes tenderëve që firmoseshin nga zyrtari i lartë dhe përmes këtyre të dyve, fondet kalonin në xhepin e të besuarit të Belinda Ballukut.
Kjo është një ndër skemat e hetuara dhe zbardhura me mjeshtëri nga SPAK, por Gazeta Jonë po risjell në vëmendjen e prokurorëve dhe publikut një tjetër aferë, siç janë tenderët për aksin Milot-Morinë, të dhëna me bekimin e Ballukut dhe të firmosura sërish nga Evis Berberi.
Rruga është dhënë me koncension te kompania Albania Highëay Concession në pronësi të oligarkëve Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari dhe sipas marrëveshjes janë ata që duhet të bëjnë investimet kapitale aty duke nisur nga Miloti deri në Morinë, por kreu i ARRSH i kapur nga oligarkët i ka shërbyer Kastratit dhe Salillarit si një zejmen i bindur duke fryrë arkën e tyre.
Më poshtë, Gazeta Jonë risjell denoncimin e disa muajve më parë, e cila mund të vlejë për SPAK që ta fusë në dosjen që do të çojë në GJKKO për Berberin:
Rruga e Kombit është ndërtuar me taksat e qytetarëve, me tarifat e kalimit dhe fitimet i merr koncesionari. Një rrjepje e buxhetit të shtetit që nuk paska fund!
Kjo rrugë zotërohet aktualisht nga firma koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar. Ndërsa në katër vitet e para, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, dy oligarkët iu zhvatën qytetarëve mesatarisht 3.2 miliardë lekë.
Por, kjo vlerë po rritet frikshëm. Kështu, kreu i ARRSH, Evis Berberi, po i paguan Kastratit dhe Salillarit punë që pjesë e koncesionit.
Pra, kompanitë marrin lekë jashtë kontratës koncesionare për punë që janë të detyruar t’i bëjnë në bazë të marrëveshjes.
Këtë e tregon edhe rasti më i fundit me tenderin me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”. Në fakt, edhe këtë shërbim e përfshin kontrata koncesionare, pra paratë për këtë duhet të merren nga ajo kontratë dhe jo të hidhen para shtesë.
Por, Berberi i vënë në shërbim të dy oligarkëve, hapi një tender për këtë mirëmbajtje. I ndreqi rrugët e tjera dhe rregullon financat e Kastratit dhe të Salillarit.
Sikur shohim në dokument firmat, përfshirë edhe Salillarin, kanë paraqitur ofertat e tyre 9 kompani për të kryer këtë punë publike. Ndërkohë janë skualifikuar automatikisht nga gara 8 kompani, duke i lënë rrugën gati për fitoren Pëllumb Salillarit.
Ky është një tender fasadë, për të mbuluar kalimin e parave tek dy oligarkët, sepse është absurde që të vijë një kompani tjetër dhe të mirëmbajë rrugën e dhënë me koncesion.
Evisi e firmosi menjëherë kontratën e falur stil. Në këtë tender vërejmë edhe një tjetër shkelje: fakti që firma të tjera kishin paraqitur ofertë më të lirë. Por, sikur duket, synimi i vetëm i tenderit ishte që Salillarit dhe Kastratit t’i shtohej vlera përtej koncesionit dhe Berberi u urdhërua të gjente këtë skemë.
Me këto lloje dredhish Evis Berberi po dyfishon vlerën e fitimeve të koncesionit të Shefqet Kastratit dhe Pëllumb Salillarit.