SPAK ka marrë të pandehur, dhe iu ka komunikuar akuzat 3 drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, akuzohen për korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Komunikimi i akuzave në këtë moment ka ardhur për shkak të afateve për mos parashkrimin e veprës penale, të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.
Hetimet nuk ka përfunduar pasi SPAK po vijon me mbledhjen e fakteve dhe provave.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se në periudhën 2016-2020 gjatë kohës që Redi Molla ishte Drejtor i Përgjithshëm në “Ujësjellësin e Kanalizime Tiranë” shpalli fitues kompanine e tij 7 herë. Po ashtu, në shkelje janë gjetur edhe drejtues të tjerë të Bashkisë së Tiranës.
Ndaj me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje.
Sipas SPAK për gjatë kohës që kanë ushtruar funksionin e Drejtorit kanë shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.