Biznesmeni Ilir Rrapaj është shoqëruar nga policia me kërkesë të SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për koncesionin e sterilizimit.
Sipas Klan News, Rrapaj nuk ishte paraqitur më herët në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me këtë koncesion që po hetohet nga Prokuroria Speciale prej disa vitesh.
Për këtë arsye, SPAK kishte kërkuar nga policia që biznesmeni të shoqërohej dhe të dërgohet në Prokurorinë Speciale për t’u pyetur nga prokurorët anti-korrupsion.
Më herët për të njëjtën çështje, nga SPAK janë pyetur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe zv/ministri Klodian Rrjepaj.
Koncesioni i sterilizimit ishte me vlerë 100 milionë Euro me afat 10-vjeçar. Tenderi u fitua nga një grup kompanish italiane, ku Ilir Rrapaj posedonte 40% të aksioneve.