Beatrix Ramosaj ka bërë disa statuse në Twitter, ku tregon për gjendjen e saj emocionale kohët e fundit. Ajo ka shkruar se ndihet shumë e stresuar për shkak të këngës së re që do të publikojë së shpejti, e cila titullohet “Më ndiko”.
“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, ka shkruar Beatrix.

Në një tjetër status këngëtarja ka shtuar se aq shumë është mbushur me emocione, sa ka pësuar atak paniku.

“Isha aq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”, ka shkruar ajo.