Ndonëse kanë qenë rivalë për shumë kohë, Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit 2021. Dyshja kthyen faqe, duke i lënë pas mëritë mes tyre.

Që nga ajo kohë, djemtë janë bërë follow dhe në rrjete sociale. Së fundmi, Stresi ka publikuar në rrjete sociale një foto të Noizyt vite më parë, duke thënë se ndryshe nga atëherë, reperi është tashmë super djalë.

“Në krahasim me atëherë nuk ka lidhje fare. Tani është super, super çun”, ka shkruar ai.