Sjellja në jetë e një fëmije është një nga momentet më të gëzueshme për prindërit. Dhe ndërsa baballarët e rinj përballen me kaq shumë përgjegjësi të reja, nënat përballen edhe më shumë me ndryshime në jetën e tyre. Në fakt, gratë gjatë dhe pas lindjes ndryshojnë deri në atë pikë sa nuk janë më i njëjti person.
Shtatzënia dhe amësia mund të ndryshojnë strukturën e trurit të femrës.
Këto ndryshime i bëjnë nënat më të vëmendshme ndaj foshnjave të tyre dhe më mirë në kujdesin për ta. Sipas hulumtimeve të reja, kjo është për shkak të luhatjeve drastike hormonale që ndodh gjatë shtatzënisë, lindjes dhe laktacionit. Kjo mund të rimodelojë trurin e femrës duke prodhuar ndryshime strukturore në disa rajone dhe duke rritur madhësinë e neuroneve në të tjera.
Mëmësia gjithashtu përmirëson kujtesën dhe të mësuarit.
Është një gjë e zakonshme që nëse nuk mund të gjesh diçka në shtëpi, nëna jote me siguri e di se ku është. Dhe ky rezultat, nuk është sepse ata “i dinë të gjitha”. Hulumtimet sugjerojnë se kombinimi i përvojës së shtatzënisë dhe lindjes si dhe hormoneve të shtatzënisë në të vërtetë përmirëson aftësinë e nënës për të mësuar përmendësh dhe mësuar gjëra të reja më lehtë .
Sfondi juaj gjenetik gjithashtu ndryshon.
Në vitin 2015, u zbulua se ndërsa një grua është shtatzënë, qelizat (me një sfond gjenetik të ndryshëm) nga fetusi hyjnë dhe përhapen në të gjithë trupin e gruas. Hulumtimi është bërë në mostrat e 26 grave që kishin qenë shtatzënë me foshnja meshkuj dhe në të gjitha u zbulua prania e kromozomeve Y. Kjo në fakt është një provë e fortë se ju nuk jeni fjalë për fjalë i njëjti person pas lindjes.