Elvana Gjata performoi mbrëmjen e djeshme në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Këngëtarja bëri një gjest emocionues në mes të skenës për të atin që festonte ditëlindjen.
Ajo i uroi ditëlindjen publikisht, teksa së bashku me turmën kënduan njëzëri “Shumë urime për ty”.
Elvana e ka publikuar videon e këtij momenti në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen babi! Je më i shtrenjti im!

Leave a Reply