
Aktori i Njohur, Agron Llakaj ka publikuar një tabelë nga Kopshti I ri Zoologjik I Tiranës nëpërmjet të cilës paralajmërohen qytetarët për të qëndruar larg tigrit.
“Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat I Duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për tu tretur! Kështu që qëndroni prapa.”- shkruhet në tabelë.
Llakaj e konsideron shkrimin në tabelë një shprehje të shëmtuar që duhet hequr pavarësisht se nga është marrë.
“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar.”– shkruan Llakaj.
Kopshti Zoologjik i Tiranës u hap vetëm disa ditë më parë për qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm.