Pak kohë më parë reperi Noizy shpërtheu ndaj moderatores Luana Vjollca dhe emisionit të saj, pas sfidës “Paintball” ku dy këngëtarët Marini dhe Matolale qëlluan me bresahëri mbi foton e tij.
“O Luana Vjollca më fal për shprehjen po më keni çarë trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelën tu m’vra, kët mund ta thoja dhe në provat po hajt mo.
Pyetjet i bëni shumë të neveritshme, doni vetëm sherre me ndodh, se çfarë ndodh me rrepistat më vonë s’të plas bytha ty, a rrifen, a vriten, a shahen , ty të intereson emisioni me bër famë në Tik Tok. Hiqe foton nga aty se s’jam në gara me klysha”, shkroi Noizy postim i cili pasi bëri xhiron në rrjetet sociale, reperi e ka fshirë nga Instagrami i tij.
Por duket se moderatorja i është përgjigjur reperit edhe pse në mënyrë indirekte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar një post të një prej faqeve ndjekëse të saj ku shkruhet: Ky nuk është sukses Tik Toku video 50 sekonda por 5 orë.”, ku tregohet se episodi i fundit i emisionit të saj ka kaluar 500 mijë klikime në Youtube.