Ditën e sotme babë e bir, dy autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, kanë dalë para gjykatës greke.

Hotelieri 53 vjeçar së bashku me djalin e tij akuzohen për vrasje me paramendim, teksa u zbulua se e kishin ftuar viktimën në vendin e krimit. Pas ekspertizës së bërë, u bë e mundur zbardhja e shkaqeve që çuan në vdekjen e biznesmenit shqiptar. Ky i fundit është goditur disa herë me sende të forta prapa kokës.

Disa familjarë të Xhani Topallit janë mbledhur para gjykatës dhe në momentin kur kanë mbërritur dy autorët kanë bërtitur të irrituar: “Të kalben në burg”.