Sipas MeteoAlb mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore. Parashikohet që në vijim të kemi zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në ekstremin jugor. Por, reshje të pakta dëbore priten sërish në zonat juglindore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.