
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro – Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte 37 km. në verilindje të Bolonjës.
Tërmeti ka ndodhur në orën 6:10 të mëngjesit të së hënës dhe thellësia fokale është vlerësuar në 10 km.
Për momentin nuk dihet nëse ka viktima apo dëme nga tërmeti në Itali.