Nëpërmjet këtij testi do të testoni inteligjencën dhe aftësinë për të zbatuar atë që psikologu Edward De Bono e quajti “të menduarit anësor”.

Psikologu maltez Edëard de Bono shpiku termin ” mendim anësor ” disa dekada më parë për t’iu referuar një procesi intelektual ndryshe nga të menduarit linear ose i drejtpërdrejtë me të cilin jemi mësuar.

Pikërisht ky lloj mendimi që do të na nevojitetp ër të zgjidhur këtë enigmë.

Në katin përdhes të një shtëpie kemi tre çelësa të barabartë (A, B dhe C), nga të cilët vetëm njëri prej tyre ndez llambën që kemi vendosur në katin e parë. Pyetja është shumë e thjeshtë, si mund ta dimë se cili është çelësi që ndez llambën duke ngjitur shkallët, një herë, për të kontrolluar nëse është ndezur ose fikur?

Kjo është zgjidhja e engimës

Ajo që do të bëjmë është të shtypim butonin Atë presim pesë minuta.  Më pas do të shtypim çelësin B dhe do të ngjitemi në katin e parë. Nëse drita është e ndezur, padyshim, çelësi B është ai që ndez llambën.

Me supozimin që llamba është e fikur, ne do ta prekim atë, nëse është e nxehtë çelësi që e ndez është A  ai ishte shtypur para pesë minutash  dhe nëse është i ftohtë, çelësi që lidhet me të është C.