Një ngjarje e rëndë raportohet në Selenicë të Vlorës, ku kanë ndërruar jetë burrë e grua.
Sipas informacioneve paraprake anëtarët e familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, dyshohet se i ka zënë korrenti në banesë.
Dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë si dhe ambulanca.
“Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.