Këngëtaret shqiptare njihen për jetën e tyre tejet luksoze. Madje ato marrin vëmendje edhe me shumat e majme të cilat i paguajnë për veshjet e tyre.
Së fundi pjesë e këtij diskutimi zë vend, këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj. Në faqen e njohur të Instagramit, “Shqip.closet”, janë publikuar shumat të cilat ajo ka shpenzuar për një çantë dhe një këmishë mëndafshi.
Vetëm çanta e këngëtares ka kushtuar hiq më pak se një “Mercedes S-Class” të viteve të fundit (55 mijë euro), si dhe një këmishë e mëndafshit që kushton 990 euro. Këto kostume Trixa i veshur në pushimet e saj në Dubai.
Gjatë ditës së djeshme, Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj katër ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Që nga ai moment fansat janë ndarë dy grupe. Njëri grup i fansave i ka dalë në mbrojtje Trixës, ndërsa grupi tjetër me fjalët më të rënda.