Një nënë 80-vjeçare dergjet në derën e Prokurorisë Speciale me shpresën se do të gjejë drejtësi për çështjen e saj.
Lajmin e trishtë e sjell gazetarja Anila Hoxha, e cila shkruan se nënë Ferideja sot ka humbur ndjenjat para SPAK-ut, teksa qëndron aty duke kërkuar të hetohet për shtëpinë që i kanë marrë.
Ajo thotë se e kanë mashtruar, i kanë marrë banesën dhe jeton me qira, e zhytur në borxhe.
Shkrimi i gazetares Anila Hoxha:
Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT !
Të parën e takova në burgun e grave.
E kishin harruar aty dhe si kreu i opozites se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.
Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut.
I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë,nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili , një luftë në jetë?
E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë dicka nëse shteti nuk reagon?
Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobuzin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet