Donaldi dhe Beatrixa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Lidhja e tyre nuk arriti të përjetohet edhe jashtë mureve të shtëpisë së “BBV”.

Trixa e fshiu Donaldin nga Instagrami, veprim të cilin e bëri edhe Donaldi pas saj.

Ai fshiu të gjitha postimet me të, ndërsa këngëtarja ende mbante një moment të bukur kur merrte pjesë në episodet e “BBV” pasi u eliminua nga shtëpia.

Nga katër fotografitë që kishte shpërndarë në Instagram, tani ajo ka lënë vetëm tri duke e fshirë imazhin romantik me Donaldin në të cilin shkëmbenin shikim dashurie.

Këngëtarja i jep fund lidhjes dhe si duket nuk ka kthimë mbrapa.