Tronditet Shkodra. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen “Rus”.

Viktima është Nazmi Bandula. Ai u qëllua pranë shtëpisë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes nëse ka qenë konflikt apo atentat.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.

40-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi dy vite më parë këtij personi i është vendosur tritol.

Vetëm 3 muaj më parë se ti vendosej tritoli, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak paras mesnatës së Shtatorit, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij.