Detar Tali Muça, 26 vjeç, nga Shqipëria, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në rrugën A21, duke u përplasur me një kamion.
Futbollisti, i cili kishte luajtur me skuadra të ndryshme në kategoritë amatorë të futbollit italian, së fundmi me Sale, ishte një shofer në punën e përditshme për një kompani në Tortona.
Mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas me një kamion të mërkurën në darkë dhe ai u transportua me urgjencë në spital në Parma, ku për fat të keq nuk ia doli që të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.
I pasionuar pas futbollit, ai ishte i njohur mbi të gjitha në rrethet sportive të zonës së Tortonës, pasi kishte luajtur si mesfushor në ekipet e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në ‘Audax Orione San Bernardino.
Pas pandemisë, në Sale, me të cilin kishte fituar play-off-in për t’u ngjitur nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë vitin e kaluar. Vetë klubi i tij ka shpërndarë lajmin në faqen zyrtare në “Facebook”, ku i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.