Vjehrra e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Florjana Garos, ka publikuar një postim të ashpër kundër atyre që kanë inicuar peticionin për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.

Kujtojmë se Ratkoceri për disa kohë ka drejtuar dhe Aleancën Kuqezi.

Postimi i Ratkocerit

Kujtese per ATA qe e kane inicjuar dhe ata qe duan ta firmosin peticjonin për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj, zonjes Yuri Kim, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qendrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.

1 – Shpetimi i Shqiperise nga copetimi pas luftes se pare boterore :

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.

“Më 6 mars, Presidenti Ëilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Ëoodroë Ëilsonit kishte peshë të madhe”.

Shqiperia shpetoi nga copetimi !

2- 1989-1990 ishte ShBA qe e detyroi Ramiz Aline te dorezoje pushtetin pa gjakderdhje dhe ti hapi rrugen pluralizmit.

3- 1998 ishte SHBA qe shpetoi popullin shqiptar te Kosoves nga gjenocidi dhe i dhuroi pavaresine plotesisht te merituar Kosoves martire

4 – Ne ditet e sotme , ne kulmin e rrezikut te pershkallezimit te luftes edhe ne Ballkan, Shqiperia dhe Kosova ndjehen te sigurta se kane mbrojtjen e SHBA!

Per te gjithe ata qe para interesit te Atdheut , vene interesat e politikaneve tane,qe kane 30 vjet, qe na mbajne nen zgjedhe, : Fali o Zot se nuk dine çfare bejne !