Zbardhen detaje të reja nga hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua një javë më parë brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.
Sipas saj është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj. Lala tha më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.
Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim.