Jaman është ende i nxehur me Seherin dhe heshtja e saj e nevrikos më shumë. Ndërkohë Seher mezi pret t’i tregojë Jamanit të vërtetën dhe duron për hir të tij.
Xhanan nga ana tjetër mëson që Seher ka në plan të dëshmojë që është e pafajshme dhe kërkon t’i marrë asaj provat. Jaman shkon të marrë përgjigjen e analizave dhe Seher uron që ai të dalë mirë, në mënyrë që t’i tregojë të vërtetën.
Ndërkohë Xhanan hidhet në sulm për ta ndaluar Seherin para se të jetë shumë vonë.