Jaman e vuan shumë humbjen e kujtesës së Seherit dhe kujton momentet e tyre të bukura në varkë përpara se të ndodhte incidenti. Jusuf pasi mëson se tezja e tij nuk mban mend asgjë, vendos ta bëjë atë të kujtojë me disa detaje. Zija gjithashtu mundohet, por Seher i thotë se nuk mban mend asgjë. Ndërkohë Jaman vazhdon të tregohet i ëmbël me gjestet e tij ndaj Seherit, por ajo nuk ja pranon aspak dhe tregohet kokfortë.