Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e ambasadës së SHBA, ku shkruhet se takimi ishte zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Kim e uroi Begajn për zgjedhjen e tij në krye të presidencës dhe e falenderoi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021.

Postimi i Plotë:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.