Nata finale e “Big Brother VIP” nisi me emocione të forta që në fillim të spektaklit.

Arbana Osmani teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ndërkohë, mësohet se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze!

Rikujtojmë se dyshimet për shtatzëninë e saj kanë nisur kur Arbana ka ndarë disa kohë më parë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba gjatë kohës që kanë qenë me pushime. Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.

“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.