Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” është në prag të nisjes, më saktë reality show më i ndjekur në Shqipëri do të startojë më 24 dhjetor.
E ndërsa kemi dëgjuar e lexuar për shumë prej konkurentëve të mundshëm, po ashtu kemi parë edhe “copëza” nga shtëpia e nga studio, nuk kemi pasur asnjë informacion rreth opinionistëve të këtij sezoni, të paktën deri më tani.
E nëse ju kanë pëlqyer opinionistët e edicionit të parë, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, jeni me fat, sepse burime pranë “Gazetajone” bëjnë me dije se ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre, për të vazhduar aventurën televizive në këtë reality show.
Mesa duket produksioni, duke marrë parasysh edhe komentet e fansave, kanë mbetur të kënaqur me punën e tyre vitin e shkuar dhe kanë vendosur t’i sjellin sërish për të dhënë mendimet e tyre në cdo Prime për banorët e rinj.
Megjithatë, nëse nuk jeni të bindur nga burimet tona, këtu kemi një video të faqes zyrtare të “Top Albania Radio”, natyrisht pjesë e rëndësishme e Top Media-s, që disa momente më parë ka pyetur ndjekësit nëse i ka marrë malli për opinionistët e “Big Brother Vip”.
Vini re si nuk i ka quajtur “opinionistët e edicionit të parë”, por të “Big Brother” në përgjithësi, duke lënë të kuptohet që sërish do të jenë ata dhe rikthimi i tyre është gati për t’u publikuar. Edhe pse produksioni në Shqipëri i formatit nuk e ka zakonë të bëjë publikime para nisjes së programit.