
Një vajzë 22-vjeçe është denoncuar e zhdukur nga familja. Ka qenë i ati që ka shkuar në polici duke bërë denoncimin dhe kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.
Paraprakisht mësohet se vajza kishte shkuar në Itali dhe në momentin që zbriti në Rinas humbi kontaktet me familjen. I ati ka deklaruar se telefoni u fik në momentin e arritjes nga Italia.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi N. L., 51 vjeç, banues në Burrel, i cili ka kallëzuar se me datë 19.04.2023, ka humbur kontaktet me vajzën e tij, shtetasen N. L., 22 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” njofton policia.