Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në seancën e kësaj të mërkurë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës. Anton Prenga, një nga vëllezërit e Jan Prengës tregoi se pasi ishte njoftuar se Jani ishte marrë peng kishte kontaktuar me vëllanë tjetër, Astritin, i cili i kishte thënë se kishin vjedhur një sasi prej 60 kile kokainë në një port jashtë Londrës, të cilin siç tha nuk ishin në dijeni se ishte i disa shqiptarëve.

Pjesë nga dëshmia e Anton Prengës

Kam marrë një telefonatë nga nusja e vëllait që Jani është marrë peng. Kam marrë një telefonatë 2-3 të tilla, por nuk mund ta hapja sepse isha në një mbledhje pune. Pastaj mora vesh qe është marrë peng vëllai im. Unë u kontaktova nga vëllai im Astriti dhe i thash çfarë ka ndodh sepse unë nuk dija gjë fare. Kemi marrë 60 kile drogë më thanë. Për 60 e dija. Nuk kemi lidhje me shqiptarët, por vetëm me anglezët. Okej, unë preva biletën dhe erdha këtu. Te nesermen erdhi shteti, policia e Shqipërisë dhe më morën në pyetje. Unë s’dija asgjë. Më thanë ka dalë në skenë Gentjan Doçi, Gent Bleta… Kemi shkuar te shtëpia e Gent Doçit kemi pirë kafe. Babai i Gentit me tha do mundohem të komunikoj me djalin dhe nuk me ktheu me përgjigje. Isha në Londër, në pune, në momentin që ndodhi ngjarja. Në momentin që më ra telefoni isha duke dorëzuar një punë. Unë e mora vesh në orën 13.00 mos gaboj. Nuk e hapa telefonin dhe i shkrova bashkëshortes time, i thash mundohu kontakto sepse nuk mund ta hap telefonin. Më merrte në telefon nusja e vëllait. Maria është nusja e Dodës. Doda njihet si Jan Prenga. Mora vesh që Jani ishte marrë peng në Kamëz. Unë kam kontaktuar me Astritin dhe Gëzimi Shullanin. E telefonova unë Astritin, ai më tha që nuk dinte gjë. Astriti më ka thënë kemi marrë mall në një port jashtë Londrës. Gent Doçi, Bleta, Gështenja.. këto kishin dalë në skenë duke thënë “Është e imja”. Me merrnin më thoshin më sill mallin se është i joni. Nuk dinim kujt me ja dhënë se mallit i dilnin shumë njerëz për zot. Ky ishte shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës, se gje tjetër s’kishim ne. Astriti u shpreh dhe filloi të m’i tregonte vetë. Ai filloi të ma shpjegoje me Gëzimin dhe unë thoja si ka mundësi kjo punë se ne nuk kemi pas lidhje me shqiptarët. Ja kemi marrë anglezit, mbrapa kanë dalë këta të tjerët. U telefonua Astriti dhe Gëzimi nga Gentjan Doçi, Korado Gështenja. Ata ndoshta kanë komunikuar një javë apo dy javë para bashkë, përpara se të më thoshin mua. Këtë nuk e di. Unë kisha tjetër hall e tjetër problem. Vellai i atyre i ka thënë që nuk ju njoh, ndërsa ata kanë thënë që është malli i tyre. Unë e kisha më të madh hallin se Astriti. Ndrekë Prenga ka qenë në burg kur unë jam takuar me Astritin, ka qenë në një burg të Londrës. Nuk më ka telefonuar vëllai im nga burgu, as unë nuk shkova se erdha në Shqipëri. Kur takova me Astritin dhe me Gëzim Shullanin, unë i kërkova arsyen pse u mor peng vëllai. Ato ishin shokë bashkë. Unë i thash atyre kthejini gjërat, ato më thanë po, po do i kthejmë. Unë do vija për Shqipëri dhe herë flisja me Astritin, herë jo sepse i dilte telefoni i fikur. Unë e kam pyetur policinë për vëllanë tim, ato nuk me thanë asgjë. Nuk mora informacion nga policia. Kur u kthye malli mbrapsht, trupi nuk na erdhi. Në momentin që u kthye malli dhe nuk erdhi vëllai, atëherë i humbën shpresat. Malli është kthyer, unë kam qenë në Shqipëri. Kam dëgjuar në televizor për një kompleks në Shijak. Nuk di më gjë. Shteti nuk më ka dhënë informacione, ato që kam mësuar, i kam marrë vesh nga televizori. Në dijeninë time brenda një jave iu kthye malli. Nuk kam pasur telefonata nga asnjë person për këtë punë. Gëzim Shullanin nuk e kam takuar. Me Astritin takoj rrallë. Kemi diskutuar çdo gjë. Më ka thënë qe e kemi kthyer mbrapsht, e kanë marrë disa polakë. Unë kërkoj vëllain tim, o i vdekur ose si të jetë unë kërkoj vëllain tim. Ato kanë pasur të drejte të kthejnë gjënë, siç e morën.

Pyetje nga avokatët. Përgjigjet Prenga. 

Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, ështe prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këto që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto që kam fol me kamera, absolutisht e njoh. Nuk them 100%, por e njoh.

Pyetje nga prokurori Behar Dibra:

Ndrek Prenga: Unë nuk kam pyetur asnjë nga këta që kam folur nëse njihemi apo jo. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vellai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin kam biseduar me të, me kthy gjërat. Gramozi me ka thënë nuk ke pune me mu, por me shkodranër me Doçin.

Biseda ka qenë me kthy gjërat me liru pengun. Pengu doli me pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk r mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha më keni marre gjërat. Unë i thash jam në burg. Më mori të nesërmen më tha që të kane marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origiinal sikur ma ka thënë burri huj. Unë e kam parë në media, videon.

Dibra: Pse thua që Doçi ta mori vëllain peng?

Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur me ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamera. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh.

Avokatët pyetje. Përgjigjet Prenga.

Avokatja kërkon ti tregojë Prengës disa foto të Dritan Rexhepit, dhe pyet dëshmitarin nëse e njeh apo jo.

Behar Dibra: Paraqitja nuk bëhet me foto, por fizikisht. Nuk është veprim që bëhet në sallën e gjyqit, por bëhet me një grup personash.

Avokatja Joana Qeleshi: Kur tjetri thotë kam folur me filanin, t’ia tregojme e njeh apo jo. Unë kam bërë printinin e fotove për efekt shpejtësie.

Behar Dibra: Nuk është mohuar prej tij që ka folur me këtë person.

Trupa tërhiqet për vendim lidhur me këtë kërkesë të avokates./OraNews