Bardh Spahia është kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës. Ai arriti që të mposhte kandidaten socialiste Majlinda Angoni dhe rivalin brenda familjes së djathtë, Xhemal Bushati duke triumfuar me një diferencë jo të vogël votash.

Ish-deputeti është kandidati i vetëm i Sali Berishës që u shpall fitues në 6 bashkitë që ish-kryeministri mori pjesë me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Procesi i votimit u mbyll në orën 16:15 të pasdites.

“Sot jemi në ditën që vendosëm në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra është fituese, të djathtët e vërtetë. Shkodra është simboli i tyre” tha Spahia mes ovacioneve dhe entuziazmit të qytetarëve. Nuk mungoi urimi i Sali Berishës.

“Shkodra fiton! Bardh Spahia kryetar i Bashkise. Urimet me te perzemerta fitimtarit. Rrofte Shkodra, Rozafa e Lirise se Shqiptareve” shkruan ai.