Vajza 26-vjeçare që u bë viktimë e përdhunimit në grup në qytetin e Vlorës është marrë në mbrojtje.
Mësohet se vajza e cila vinte nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje.
Aktualisht, nga dita e djeshme në burg janë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për dy vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim, për të cilën rrezikojnë dënimin nga 5-15 vjet burg’ dhe për nxitje për përdorimin e drogës, vepër sipas Kodit Penal, dënohet nga 5-10 vjet burg. Dy të tjerë janë në kërkim.