Kryetari i Bashkisë Kokoneshi është vënë nën lupën e SPAK, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të abuzojë me tenderët. Kokoneshi mendon se i ka shpatullat e ngrohta dhe nuk trembet që mund ketë fatin e kolegëve të tij Fatos Tushe, Lefter Alla, Agim Kajmaku, Elvis Roshi e të tjerë të cilët kanë përfunduar në SPAK për abuzim me tenderët.
Por, faktet që publikohen herë pas here po e mbushin dosjen e Kokoneshit, sidomos për abuzimet në prokurimet publike.
Duke mos iu trembur Drejtësisë, Kokoneshi ka zhvilluar tenderin e fundit dhe ka fituar një “Red Flag” nga Open Data. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje kosha metalik për Agjencinë e Shërbimeve Komunale”. Për këtë tender Fredi Kokoneshi ka hapur fondin me vlerë 18 milionë lekë.
Ndërkohë në dokument tregohet se do të blihen vetëm 50 kosha mbeturinash me rrota. Nga një përllogaritje e thjeshtë i bie që Kokoneshi do të shpenzojë 356 mijë lekë për një kosh. Vallë këto kosha janë prej ari dhe me efekt dezinfektues sepse nuk ka mundësi të shpenzohen kaq para për një objekt të tillë.
Gjithsesi, këto janë fakte që vërtetojnë dhe lënë shijen e abuzimit të pushtetarit duhet të hetohen nga SPAK sa më shpejt.
Korrupsioni me këtë tender merr përmasa më të mëdha kur shohim se fituesi është miku i Kokoneshit. Sipas dokumentit, tenderin e ka fituar kompania Alko Impex Construction, e drejtuar nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi. Gjithsesi ky i fundit është pronari i vërtetë i firmës dhe ai që i hap rrugë për të përfituar kontrata.
Abazi ka fituar këto kohë disa tenderë nga njësitë vendore për pastrim dhe të gjitha i ka marrë pa garë.
Në shkelje të ligjit, me ndihmën e Kokoneshit, Abazi ka dalë fitues. Sikur shihet në dokument, tenderi ka mungesë konkurrence, për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertë tjetër, përveç asaj të firmës Alko Impex Construction. Sikur kanë bërë kolegët e tij, edhe Kokoneshi ia firmosi kontratën Abazit pa e menduar dy herë.
LEXO EDHE
Rioshi Gledian Llatja ua fut oligarkëve Kastrati dhe Gega, tender skandaloz për naftën në Elbasan : Kryebashkiaku merr huqet e “Lalës”
SKANDALI- Kastriot Gurra , tender 150 milionë lekë kryebadigardit të Ramës për të siguruar rikandidimin në Librazhd ?
Armando Subashi , në “shtrat” me krimin, tender mbi 1 miliard lekë pa garë për naftë në Fier . Ku është SPAK-u?!
Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
LISTA – Rahim Spahiu në Diber “hedh grepat”, nisin punesime elektorale masive, çfarë fshihet pas emrave
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para
Gazeta Jonë