Prej disa muajsh tashmë, në mediat rozë flitet për lidhjen e dashurisë mes moderatores Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genarit. Cindy është konkurrente në “Dance Albania” dhe herë pas here “ngacmohet” lidhur me raportin e saj.

Mbrëmjen e djeshme, balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, ndërsa Ermal Mamaqi e pyeti moderatoren për Jozefina Topallin, nëse edhe ajo di të gatuaj po aq mirë kek.

“Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha Cindy.