Në spektaklin e transmetuar dje në Big brother Vip Albania u transmetuan klipe me momentet kur banorët gjatë javës kanë përdorur terma jo të hijshme ndaj njeri-tjetrit, bullizëm por edhe imitime tallëse, disa poashtu përmendnin hera herës edhe fjalën artist. Këto momente u komentuan si nga ana e banorëve dhe opinionistëve, por nuk mungoi as reagimi i publikut që ndodhej në spektakël. Disa prej banorëve kërkuan falje disa të tjerë nuk binin dakord duke u shprehur se nuk kanë gjetur asnjë problem lidhur me gjuhën e përdorur brenda shtëpisë, në raport me konkurrentët e tjerë. Megjithatë, një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja Fjoralba Ponari e cila është shprehur e revoltuar se mes të qenit VIP dhe artist janë dy gjëra të ndryshme.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, ka shkrar ajo.