Albina Kelmendi dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision që do mbahet në Liverpool, në maj 2023. Pas fitores, Albina ka falenderuar publikun me një postim në Facebook ku shprehet mirënjohëse.
“22/12/2022 do të jetë data më e rëndësishme e gjithë jetës dhe kujtimi më i bukur për familjen tonë. E gjitha kjo falë jush, falë mbështetjes tuaj dhe dashurisë që na dhuruat këto ditë.
Është e pamundur të ju veçojë një nga një për falenderim, kështu që pranojeni këtë falenderim në emrin tim dhe familjes sime. Ju jemi mirënjohës përjetë!
Misioni ynë është përfaqësimi më i denjë i Shqipërisë dhe shqiptarëve! E për këtë do të përkushtohemi çdo ditë!
Na shkoftë mbarë së bashku”