Aktorja Amber Heard menjëherë pasi humbi një çështje për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp, ka marrë një propozim martese nga një burrë nga Arabia Saudite. Ai i ka dërguar aktores një mesazh në profilin e saj në Instagram, ku i premton se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.
“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk e vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku” –thuhet në mesazhin që ai i ka dërguar.