Moderatorja Arbana Osmani, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, teksa nuk kanë munguar pyetjet për jetën e saj personale. Një ndjekëse e pyeti Arbanën se kush ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim.
“Tranizicioni më i vështirë: 0-1 fëmijë apo 1-2 fëmijë e në vazhdim?”– pyet ndjekësja.
Arbana ka shkruar përgjigjen që do të jepte partneri i saj regjisori Eduard Grishaj. Pra për atë është njësoj si katër si pesë fëmijë, ndërsa për Arbanën të pasurit fëmijë është një ndryshim i madh. Ajo ka zbuluar se fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.
Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim. 0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë.” ka shkruar Arbana.
Arbana dhe Eduart janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por që aludohet se do bëhen me vajzë. Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Gjithashtu Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.