Aktorja Arjola Demiri ende nuk ka hyrë në apartamentin që iu bë dhuratë nga Big Brother VIP. Edhe pse nuk mundi të shkonte në finale dhe as të fitonte çmimin e madh, aktores iu dhurua një aparament. Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xheraldinës, e cila e pyeti se sa metra katrorë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte:

Nuk e di akoma!”.

Kjo përgjigje lë të kuptohet se aktorja ende nuk ka hyrë në banesën e saj që iu premtua. Nuk dihet ende arsyet që po e vonojnë këtë dhuratë, por fakt është qe Arjola dhe fëmijët e saj ende nuk kanë mundur të futen ne shtëpinë e re, që iu dhurua live në spektakël.