
Capital T u shpreh në një intervistë pak kohë më parë se nuk ka tradhtuar asnjëherë, por Erjola Doci mendon të kundërtën. E ftuar në “Expuls”, moderatorja u shpreh se nuk i ka pëlqyer deklarata e tij e fundit.
“Gënjen kur thotë që nuk ka tradhtuar kurrë. Po shohim femra shumë të arrira në botë që janë tradhtuar, kjo vjen si aspekt gjenetik dhe hormonal i mashkullit, por të paktën mos ta mësoj femra”, tha Erjola.