“Gazeta Jonë” zbulon se kryetari i Bashkisë Sarande Adrian Gurma ka “bekuar” një tender 452 milionë lekë ndaj oligarkut Faik Curri pa asnjë garë, përmes skemave të njohura, duke futur duart deri në bërryla në paratë e shqiptarëve.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma njihet si një ndër kryebashkiakët problematikë sa i përket tenderave, gjë e cila i ka kushtuar edhe dy gjoba nga Komisioni i Prokurorimit Publik pasi nuk ka dhënë informacionin e kërkuar në lidhje me dy tenderë të organizuara nga bashkia që ai drejton.

Adrian Gurma në Sarande , 452 milionë lekë tender "llokum" pas asnjë garë për oligarkun Faik Curri
Adrian Gurma në Sarande , 452 milionë lekë tender “llokum” pas asnjë garë për oligarkun Faik Curri

Gjatë ditës së sotme Gazeta Jonë ndalet në mega aferën e Bashkisë së Sarandë në lidhje me një investim me vlerë 452 milionë lekë të vjetra, të cilat i janë dhënë “llokum” pa asnjë garë kompanisë CURRI SHPK e Faik Currit, oligarkut të preferuar të bashkive shqiptare.

Një tender të ngjashëm me vlerë 7.7 miliard lekë Curri ka marrë edhe nga Bashkia Pogradec, në të cilën do të ndalemi me vonë.

Bëhet fjalë për tenderin “Rikonstruksion i stacionit te pompave dhe lidhjet e abonenteve ne Ksamil” me Nr.Reference REF-40203-08-30-2022.

Por, si e dha Gurma këtë tender që mban erë korrupsioni?

Sipas të dhënave nga Open Procurement Albania, e cila e ka cilësuar si problematik, duke e futur në listën e “flamujve të kuq”, në këtë tender me vlerë limit 452 milionë lekë të vjetra morën pjesë tre kompani.

Pasi komisioni i vlerësimit të ofertave i ngritur për këtë qëllim mori ofertat, u skualifikuan dy kompanitë e tjera duke lënë në garë vetëm kompaninë e Faik Currit, e cila e mori tenderin me 99.8 % të vlerës limit, pra fiks 451 milionë e 800 mijë lekë duke zbritur vetëm 700 mijë lekë të vjetra nga fondi limit!!

Nëse kjo nuk është hajdutëri, atëhere çfarë quhet? Pse SPAK nuk i kap këta hajdutë me çizme që rrjepin taksat e shqiptarëve përmes skemave të tilla të njohura tashmë?

LEXO GJITHASHTU

Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?
Erion Isai ka fiksim Zeqirllarin në Erseke , afera skandaloze me tender – ash me paratë e shqiptarëve
Rahim Spahiu bën kërdinë në Diber , skandal me tender in e rrugës: Si u dhanë 144 milionë lekë të dibranëve në shkelje totale
Gazeta Jonë përzgjidhet nga gjiganti Google për projektin “Gazetari Cilësore Kundër Korrupsionit”
Çmendet Juliana Memaj e Urës Vajgurore, blen me gjoja tender 300 milion lekë nafte nga kompania që shet ujë dhe pije frekuese. Lidhja me pronarin
Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse
Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”
Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë
Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para

/Gazeta Jonë