Këtë verë aludohet se reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha do t’i japin fund beqarisë. Një detaj nga dasma e tyre është zbuluar. Ditën e djeshme në programin “N’majë të gjuhës” ishte i ftuar Sabri Fejzullahu. Gjatë bisedës në studio u zbulua se Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu kanë kënduar në dasmën e Xherit dhe Agron Vulës.
“Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë” – tha nëna e Ledrit.
Ftesa u mirëprit nga Ermali. Tani mbetet vetëm të presim dasmën e Ledrit dhe Sarës.