Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi portugez Ruben Saraiva, i cili ekzekutoi brenda lokalit të tij në Shëngjinm biznesmenin Ardian Nikulaj.

Ky është një imazh më i plotë dhe më i qartë i “killerit” portugez, që përshtatet plotësisht me foton e mjetit të tij të identifikimit që policia publikoi.

Shtetasi portugez ka jetuar për mbi dy muaj në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër dhe Lezhë.

Ai ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Rinasit dhe menjëherë pas krimit është larguar nga pika kufitare e Kapshticës.