Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim sot për biznesmenin italian, pronarin e Agon Channel dhe disa kompanive të tjera në vendin tonë, Francesco Becchettin, i cili akuzohej se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.  Ai është dënuar me 17 vite burg.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

 

Becchetti u akuzua për katër vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Kryeministri Edi Rama, ishte duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kur është marrë vendimi dhe nuk ka nguruar ta thotë gjatë seancës.