Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Korçë.

Një grua ka mbetur e plagosur pasi u godit me hanxhar në zonën e njohur si pazari i Korçës, nga një i ri.

Po ashtu, i plagosur lehtë ka mbetur dhe një shtetas tjetër i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe ndërhyri për t’ia hequr nga dora autorit armën e ftohtë që mbante në duar.

Ndërsa nuk dihet ende shkaku i këtij konflikti mësohet se autori i plagosjes është shoqëruar në policinë ku po merret në pyetje.

Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq nga dëshmitarë të pranishëm, mësohet se autori dyshohet se është dhe përdorues droge.

Dëshmitarë nga vendngjarja: “E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”.